Sport Mbappe, tani edhe pronar i një klubi të njohur francez

Mbappe, tani edhe pronar i një klubi të njohur francez

Kylian Mbappe, 25 vjeç, u transferua nga PSG te Real Madrid këtë verë si lojtar i lirë, por ai do të qëndrojë pjesërisht në Francë.

Sipas raportimeve të mediave franceze, Mbappe është bërë pronari i klubit të famshëm francez Caen, një ish-skuadër e Ligës 1 franceze, e cila tani garon Ligën 2.

Mbappe pagoi pak më pak se 20 milionë euro për blerjen e shumicës së aksioneve (80%) në pronësi të Caen, ndërsa pronari i pakicës do të mbetet Pierre-Antoine Capton, pjesa e të cilit kap vlerën e pesë milionë eurove, 20 %.

Interesante se është se Mbappe ka dashur të bëhej anëtar i Caen si fëmijë, pasi klubi e njohu potencialin e tij për t’u bërë një yll i madh.

Familja ndjeu se ishte një mjedis i shëndetshëm dhe i sigurt për Kylian, por marrëveshja dështoi kur Caen ra nga Ligue 1 në 2011/12, kur Mbappe ishte 13 vjeç.

Me këtë sipërmarrje biznesi, 25-vjeçari Mbappe u bë pronari më i ri i një klubi futbolli në Evropë, pasi atë “titull” e mbante më parë Kyril Louis-Dreyfus, 27-vjeçari pronar i Sunderlandit anglez.