Aktualitet Familja shqiptare përfshihet në një aksident në Athinë, humb jetën gruaja

Familja shqiptare përfshihet në një aksident në Athinë, humb jetën gruaja

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua këtë të enjte në Greqi, ku u përfshi një familje shqiptare me banim në Athinë.

Sipas të dhënave paraprake, makina ku udhëtonte familja shqiptare doli nga rruga Ioniane në zonën Agrinio.

Nga aksidenti ka humbur jetën Ana Prifka, ndërsa në spital janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti Vasil Prifka.

Në vendin e aksidentit shkuan menjëherë zjarrfikësit dhe 3 ambulanca.