Aktualitet E rëndë në Vlorë/ Burri dhunon për vdekje bashkëshorten, 64-vjeçarja ndërron jetë...

E rëndë në Vlorë/ Burri dhunon për vdekje bashkëshorten, 64-vjeçarja ndërron jetë tek Trauma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, nga ku raportohet se burri 70 vjeçar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij.

64 vjeçarja në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj me iniciale E.D.

Njoftimi i Policisë

Arrestohet shtetasi E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës;