Aktualitet Dogji 10 hektarë tokë me zjarrin që ndezi në Selenicë, arrestohet 63-vjeçari

Dogji 10 hektarë tokë me zjarrin që ndezi në Selenicë, arrestohet 63-vjeçari

Një 63-vjeçar është vënë në pranga në Selenicë për zjarrvënie.

Sipas asaj që njofton policia, më 11 gusht ai ka ndezur një zjarr me qëllim pastrimin e barërave në kullotën e tij në fshatin Mërtiraj.

Por si pasojë e erës zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur 10 hektarë tokë, 320 rrënjë ulliri dhe bimësi të ndryshme.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr””, njoftoi policia.

Uniformat blu apelojnë banorët që të mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin.