Aktualitet Dështon ekstradimi i Durim Bamit, lihet i lirë dy muaj pas arrestimit...

Dështon ekstradimi i Durim Bamit, lihet i lirë dy muaj pas arrestimit në Dubai

Ka dështuar ekstradimi i personazhit të njohur të botës së krimit, Durim Bami, drejt Shqipërisë.

Gjykata në Dubai ka vendosur ta lërë të lirë Bamin, gati dy muaj pasi u ndalua nga autoritetet aty.

Shqipëria kërkoi ekstradimin e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të SPAK, në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.

Bami u ndalua në 12 qershor në Dubai, por mësohet se tashmë është lënë sërish i lirë.

Durim Bami akuzohet se ka thurrur plane për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka dhe se ka patur rolin e organizatorit në vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit.

Ai gjithashtu akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike së bashku me ish policin Altin Morina, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Në Dubai, përveç Durim Bamit, ndodhet edhe vëllai i tij, Valter Bami, por edhe shumë personazhe të tjerë të botës së krimit të cilët kanë gjetur strehë në vendin e Lindjes së Mesme duke i shpëtuar ekstradimit.