Aktualitet Shantazhonte të miturën në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçari nga Durrësi

Shantazhonte të miturën në rrjetet sociale, arrestohet 21-vjeçari nga Durrësi

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi ka përndjekur një vajzë 13-vjeçe. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat për krimet kibernetike.

Sipas tij  një shtetase në Tiranë ka denoncuar se ajo dhe motra e saj e vogël 13-vjeçare janë shantazhuar nga adresa false.

Si rezultat i presionit nga kjo situatë, e mitura është larguar nga banesa.

“Një vajzë në Tiranë ka denoncuar ka thënë se bashkë me motrën e mitur është përndjekur nga një person, që përdorte adresë false. E mitura është larguar nga banesa nga përndjekja. Pas një punë hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe kapje e autorit të dyshuar të këtij autori, Hajrullah Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës për përndjekje. Gjithashtu është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në gjendje të mirë”,  deklaroi Vocaj.