Aktualitet E kërcënoi me plumba drejt banesës pas një konflikti, në kërkim autori...

E kërcënoi me plumba drejt banesës pas një konflikti, në kërkim autori në Durrës

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka rezultuar në kërcënimin me armë.

Policia njofton se njëri nga të konfliktuarit ka qëlluar me armë gjahu drejt banesës së tjetrit me qëllim kanosjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50, në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Policia ka sekuestruar armën e gjahut, e cila posedohej me leje, nga babai i autorit, ndërsa është ende në kërkim  të tij.

Njoftimi i Policisë Durrës

Qëlloi me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së një shtetasi, me qëllim kanosjen pas një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim.

Rreth orës 23:50, në fshatin Shkallnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit E. T., me qëllim kanosjen.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.