Extra Noizy lihet i lirë, paguan garancinë prej pesë milionë lekësh

Noizy lihet i lirë, paguan garancinë prej pesë milionë lekësh

Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për të liruar nga burgu Noizy-n (emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku) kundrejt garancisë pasurore prej pesë milionë lekësh.

Noizy dhe DJ Crax (Bahtjar Bajraktari) u lanë në burg pasi ata u  akuzuan për dhunimin e një personazhi të famshëm në TikTok, të quajtur Medi Iseni.

Noizy u arrestua ditën e 7 gushtit nga forcat policore në Kune të Shëngjinit, ku po shkonte për të performuar në një klub nate.

Disa ditë më parë, avokati Besnik Berisha foli në një intervistë virtuale për “Kosova Today”, mbi arrestimin e reperit dhe gjendjen emocionale të tij brenda ambienteve të paraburgimit.

“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit. Besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy e as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, madje po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë”, tha ai.