Napoli i trajnerit Antonio Conte, e ka nisur Serinë A me humbje. Të kaltrit u mposhtën në transfertë nga Hellas Verona, me rezultatin 3-0.
Paraqitje zhgënjyese nga napolitanët, që në këtë kampionat vijnë si një ndër pretendentët për titullin.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte histori tjetër. Në minutën e 50-të, Rocha Livramento i dha avantazhin vendasve.
Për të vulosur takimin, mendoi Mosquera, që në minutën e 75-të, realizoi të dytin dhe në të 94-ën, shënoi të tretin.
Conte merr sinjale aspak pozitive dhe duket se e pret një punë e vështirë në stolin e Napolit.
Në ndeshjen tjetër, Bolonja nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Udinese-s. Orsolini zhbllokoi sfidën në minutën e 57-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës vendase, por miqtë barazuan shifrat në minutën e 68-të me Giannetti.