Aktualitet Sherri për gardhin i mori jetën Faik Hajdinit, zbardhet krimi në Memaliaj,...

Sherri për gardhin i mori jetën Faik Hajdinit, zbardhet krimi në Memaliaj, dy në pranga

Policia e Gjirokastrës bën me dije se ka vënë në pranga dy persona në lidhje me vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini, i cili u gjet pajetë dhe me plagë të rënda në një humnerë në zonën e Memaliajt.

Pas një pune hetimore, efektivët e policisë kanë vërtetuar me prova se autori i kësaj vrasje është Berti Kanushi, i cili është shpallur në kërkim, teksa bashkëpunëtorët e tij Skënder e Bledar Hajdini janë arrestuar tashmë.

Berti Kanushi dyshohet se ka kryer vrasjen e 72 vjeçarit për një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre.

Konfliktet nisën verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72 vjeçarit me sëpatë.

Pas vrasjes Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit (babe e bir) për ta hedhur trupin në humnerë dhe fshehur vrasjen.

Kjo i ka shndërruar ata bashkëpunëtorë në krim.

Policia e Gjirokastrës përmes metodave speciale ka arritur të zbulojë të gjithë dinamikën dhe autorësinë e krimit.

Berti Kanushi është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim.