Sport Sulmuesi shqiptar po shkëlqen, Cesena vendos të “blindojë” Shpendin

Sulmuesi shqiptar po shkëlqen, Cesena vendos të “blindojë” Shpendin

Cristian Shpendi e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në Serinë B duke shënuar në çdo ndeshje.

Duke parë formën e lojtarit, drejtuesit e Cesena-s, kanë vendosur të mos e shesin, pavarësisht interesimeve të shumta.

Klubi italian, i ka ofruar rinovimin sulmuesit.

Palët kanë arritur marrëveshjen, për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për katër sezone të tjera.

Mungon vetëm firma, para se të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes.