Bota Misteri i fundosjes së superjahtit

Misteri i fundosjes së superjahtit

Hije misteri ka mbuluar fundosjen e superjahtit Bayesian pranë ishullit të Siçilisë. Tashmë është bërë e mundur edhe gjetja e njërit nga pesë viktimat. Viktima identifikohet si miliarderi Mike Lynch.

Manjatit britanik zotëronte anijen. Trupi i Mike Lynch besohet të jetë gjetur pasi u konfirmua nga roja bregdetare italiane se personi i fundit i zhdukur është një grua.

Prokuroria italiane ka filluar hetimet për zhdukjen misterioze të superjahtit. E gjitha ka të bëjë me personin kyç në jaht, Mike Luynch.

Sekretet në lidhje me aktivitetet e Mike Lynch ndoshta do të mbeten të paprekura përgjithmonë, sepse ato janë mbi të gjitha sekrete shtetërore, citojnë mediat italiane.

Hetuesit po verifikojnë përse balancuesi i varkës nën ujë nuk ishte ulur plotësisht pavarësisht parashikimeve metereologjike për një përkeqësim të motit, dhe raportimeve për kapakët e lënë hapur.

Ndërkohë disa ekspertë kanë tentuar të rikrijojnë situatën e fundosjes së jahtit. Sipas tyre, normalisht në vend që të përmbyset, direku i varkës duhet të kthehet shpejt lart në pozicionin e tij.

Lynch ishte i njohur për inteligjencën e tij të jashtëzakonshme, duke e kthyer kërkimin e tij akademik të avancuar në një biznes teknologjik me shumë miliarda paund dhe duke u bërë i njohur si Bill Gates i Britanisë.