Aktualitet Sherri pas aksidentit të dy vajzave te TEG-u, arrestohet Fatjon Dauti, në...

Sherri pas aksidentit të dy vajzave te TEG-u, arrestohet Fatjon Dauti, në kërkim Marjo Bajramaj, futbollist i Laçit

Policia e Tiranës arrestoi mbrëmë në spitalin e Traumës, 29-vjeçarin Fatjon Dauti, i cili u konfliktua mesditën e djeshme me sende të forta me Marjo Bajramajn në afërsi të rreth-rrotullimit tek TEG-u në kryeqytet.

Policia bën me dije se gjithashtu janë shpallur në kërkim Adem Noreci, 29 vjeç, Mario Bajramaj, 25 vjeç, dhe Isuf Lika, 24 vjeç, të cilët u përshinë në sherr.

Barjamaj rezulton të jetë futbollist i Laçit, ku të shtunën ka luajtur titullar për skuadrën. Por, ditë më pas ai është shpallur në kërkim, pasi u përfshi në sherr me Dautin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Sherri u nxit pas aksidentit të dy vajzave me makina luksoze, të cilat lajmëruan të afërmit, i pari që ka mbërritur ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e njërës prej shofereve, Marjo Bajramajn.

Konflikti mes tyre ka përfunduar në përplasje fizike, madje dhe në nxjerrjen e armës së zjarrit. Sipas efektivëve, arma i përkiste Fatjon Dautit, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes. 29-vjeçari që mbeti i plagosur nga sherri u arrestua mbrëmë, më 22 gusht, në spital.

Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një sasi kanabisi. Ndaj tij rëndon akuza armëmbajtjes pa leje dhe prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.