Politika E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri takohet me kryeministrin Rama

E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri takohet me kryeministrin Rama

E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim këtë të premte me kryeministrin Edi Rama.

Në njoftimin e ambasadës amerikane, ku janë shpërndarë edhe disa foto nga takimi, theksohet se VanHorn ka rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.

“Sot, E Ngarkuara me Punë e SHBA u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.