Aktualitet I shpallur në kërkim për trafik kokaine, arrestohet në Itali 31-vjeçari nga...

I shpallur në kërkim për trafik kokaine, arrestohet në Itali 31-vjeçari nga Durrësi

Policia e Shtetit njoftoi se është arrestuar në Itali një 31-vjeçar shqiptar, i cili kërkohet për trafikimin e kokainës. Në vitin 2019, kishte siguruar 12 kilogramë heroinë dhe kokainë, me qëllim shitjen në Durrës.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve, në kohë reale, me partnerët e Interpol Romës, u mundësua kapja dhe arrestimi në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit V. B., 31 vjeç, i lindur në Durrës”, tha policia.

Gjykata e Durrësit, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se në vitin 2019, shtetasi V. B. kishte siguruar 7 kg lëndë narkotike heroinë dhe 5 kg lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në Durrës.