Aktualitet Të shtëna me armë zjarri drejt një makine të blinduar në Vaun...

Të shtëna me armë zjarri drejt një makine të blinduar në Vaun e Dejës

Një automjet i blinduar ra pre e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të premteje në Vaun e Dejës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Rrenxa të Bushatit, për shkaqe ende të paqarta.

Makina ndodhej e parkuar në momentin e ngjarjes dhe nga të shtënat nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.