Aktualitet Vritet me thikë 34-vjeçari në Tiranë, policia arreston një 25-vjeçar

Vritet me thikë 34-vjeçari në Tiranë, policia arreston një 25-vjeçar

Një person është vrarë me thikë pasditen e së shtunës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Re.

Viktima është 34-vjeçari Amaraldo Hoxhallari. I riu mbeti fillimisht i plagosur me thikë pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

34-vjeçari shkoi në gjendje të rëndë në spital, pasi kishte marrë katër goditje me thikë; dy në gjoks e dy në këmbë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:45 në zonën e Unazës së Re.

Autor i dyshuar i vrasjes së Hoxhallarit është 25-vjeçari Darmian Keli, i cili u arrestua nga policia.

Në njoftimin e saj për mediat, Policia e Tiranës tha se shkak për ngjarjen u bë një sherr për motive të dobëta, por pa dhënë detaje të tjera. Hetimet për vrasjen e të riut vijojnë.