Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku si pasojë e një konflikti fizik, ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin G. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin E. M., 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Përplasja e të riut ka qenë shumë e fortë, e për pasojë ai ndodhet në spital në gjendje rreziku për jetën.