Aktualitet Aksident i frikshëm në Elbasan: Përplasen 3 makina, trajleri përfundon poshtë urës,...

Aksident i frikshëm në Elbasan: Përplasen 3 makina, trajleri përfundon poshtë urës, tre të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përfshirë tri makina, duke lënë të plagosur tre drejtuesit e automjeteve jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident janë përfshirë dy fuoristrada, Benz dhe Audi dhe një trajler, i cili pas përplasjes ka përfunduar poshtë një ure të vogël.

Fuoristrada tip “Benz” është shkatërruar krejtësisht ndërsa dëmtime ka edhe mjeti tip “Audi”.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina një prej drejtuesve të mjeteve, i cili kishte mbetur i bllokuar brenda.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia vijon hetimet.