Aktualitet Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori në Tiranë

Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori në Tiranë

Një punëtor humbi jetën këtë të martë në Tiranë, pasi ra nga lartësia.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”.

Sipas policisë, viktima është një 58-vjeçar, i cili po punonte në një pallat në ndërtim kur dyshohet se ra aksidentalisht.

“Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.