Aktualitet Dhunoi bashkëshorten dhe të bijën dhe i kërcënoi me mjet prerës, arrestohet...

Dhunoi bashkëshorten dhe të bijën dhe i kërcënoi me mjet prerës, arrestohet 41-vjeçari nga Shkodra

Një 41-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia e qytetit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vajzës së tij.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., banues në fshatin Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.