Aktualitet Kërcënoi me pistoletë burrin e gjyqtares, arrestohet në Gjermani 37-vjeçari me dy...

Kërcënoi me pistoletë burrin e gjyqtares, arrestohet në Gjermani 37-vjeçari me dy emra

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Gjermani.

Në pranga ka rënë i dyshuari me dy identitete, Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj lindur në Vlorë.

37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas masës së sigurisë arrest në burg në mungesë nga GJKKO, pasi kishte kërcënuar me pistoletë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani që po gjykonte një grup të krimit të organizuar.

37-vjeçari Ballabani shtriu në tokë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani duke i vënë pistoletën në gojë dhe e ka kërcënuar për ta vrarë për shkak të detyrës së bashkëshortes së tij.