Sport Surprizon Nedim Bajrami, mesfushori i Kombëtares pranë akordit me gjigantët e Gllazgou...

Surprizon Nedim Bajrami, mesfushori i Kombëtares pranë akordit me gjigantët e Gllazgou Rejnxhërs

Nedim Bajrami pritet të vijojë karrierën te gjigantët skocez të Gllazgou Rejnxhërs.

Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas “Sportmandia”, 25-vjeçari do të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerje te Rejnxhërs.

25-vjeçari sezonin e fundit ishte pjesë e Sasuolos në Seria A që janë rrëzuar në Serinë B dhe është detyruar të shesë disa nga yjet nga ekipit.

Bajrami më herët ka luajtur edhe për Empolin, Grashoperin dhe Zyrih.

Vlen të theksohet fakti se Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në historinë e  Europianëve me golin më të shpejt të realizuar ndonjëherë.