Kryesore Rama mund të operohet sërish, ja nga se vuan

Rama mund të operohet sërish, ja nga se vuan

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mund të operohet sërish për shkak të një tjetër problemi shëndetësor.

Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin… Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.

Ministrja Albana Koçiu shpjegoi se spitali ditor do të ofrojë shërbime për të gjithë pacientët që kanë nevojë për konsulta ambulatore, pra që do të thotë nuk është shërbim që kërkon shtrim më tej se 24 orë. Aty ka 60 shtretër dhe mbi 50 mjekë që do të ofrojnë shërbim në këtë strukturë të dedikuar. “Kufizojmë kështu fluksin e lëvizjeve në spitalin qendror”, tha ministrja.