Aktualitet Motori përplas fëmijën dhe një 20-vjeçare në Vlorë

Motori përplas fëmijën dhe një 20-vjeçare në Vlorë

Dy këmbësore janë përplasur nga një motor në Vlorë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:45 në bulevardin “Ismail Qemali”.

Motori i drejtuar nga 27-vjeçari E.R. përplasi një vajzë 10-vjeçare dhe një 20-vjeçare me iniciale A.R.

Dy këmbësoret mbetën të lënduara së bashku me drejtuesin e motorit. Të tre u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për të kryer veprimet e mëtejshme për aksidentin.