Aktualitet Shqiptari i droguar humb kontrollin e makinën, vdes nëna 24-vjeçare, në gjendje...

Shqiptari i droguar humb kontrollin e makinën, vdes nëna 24-vjeçare, në gjendje të rëndë fëmija 6-muajsh

Viktima Mariagrazia Bedin

Një tragjedi ka ndodhur gjatë natës në Fondi, Itali, ku në një aksident rrugor ka vdekur një nënë e re 24-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi, një 22-vjeçar shqiptar, ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe për pasojë gruaja e tij ka ndërruar jetë.

Në makinë ndodhej edhe foshnja e tyre dhe motra e shoferit, që aktualisht ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Shoferi nga Shqipëria i identifikuar si A.H., ishte partneri i viktimës 24-vjeçare dhe babai i fëmijës.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, e reja e identifikuar si  Mariagrazia Bedin nuk i mbijetoi dot plagëve.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka rezultuar nën efektin alkoolit dhe të drogës pas disa testimeve.

I riu u arrestua nga Policia italiane nën akuzën “vrasje me automjet” dhe për momentin ndodhet në arrest shtëpie.

E reja që humbi jetën në një aksident automobilistik ishte nëna e tre fëmijëve të vegjël. Në momentin e aksidentit në makinë ndodhej vetëm fëmija më i vogël, vetëm gjashtë muajsh