Aktualitet Dyshohet se përdhunoi 15-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë

Dyshohet se përdhunoi 15-vjeçaren, arrestohet i riu në Tiranë

Një 22-vjeçar në Tiranë ka përfunduar sërish në pranga.

Kevin Cungu dyshohet se në banesën e tij ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare pa dëshirën e saj.

Policia thotë se i riu ishte ndërkohë me masë sigurimi personal, “arrest në shtëpi”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, njoftoi policia.

Kevin Cungu është emër i njohur për policinë pasi është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.

Sa i përket ngjarjes, ka mësuar se ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15-vjeçare.

Këtë të fundit e ka bindur që të shkojë në banesën e tij.

Aty 15-vjeçarja nuk ka pranuar që të kryejë marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.