Rrallë herë jemi mësuar të shohim avionë të ngjyrave të tjera, por ngjyra më e përdorur e tyre është e bardha, ashtu siç është për taksitë e verdha
Por gjithnjë ka një arsye se pse gjërat janë ashtu siç janë. Dhe për avionët është zgjedhur ngjyra e bardhë sepse:
Ngjyra e bardhë nuk fshihet
Pasi i ekspozohet shumë diellit gjatë fluturimeve, ngjyrat e tjera ka shumë gjasë që të fshihen, përderisa rrezet ultra-vjollcë godasin bojën.
Ngjyra e bardhë ka përparësi termike
Objektet e ngjyrosura me ngjyra të tjera – jo të bardhë – e absorbojnë dritën dhe kështu nxehen më lehtë. Përderisa objektet me ngjyrë të bardhë reflektojnë rrezet e diellit kështu që drita nuk konvertohet në nxehtësi.
Ngjyra e bardhë ofron pamje më të mirë
Dukshmëria është një tjetër arsye për ngjyrën e bardhë. Kur bëhet fjalë për ndonjë gërvishtje, çarje apo dëmtim tjetër në trupin e aeroplanit. Trupi i bardhë e bën më të lehtë që të shihet nëse aeroplani është çarë apo gërvishtur, sidomos përreth dritareve kështu që problemet të evitohen.