Bota Sfidat me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, Hoxha dhe Seferi: Duam vendin e parë...

Sfidat me Ukrainën dhe Gjeorgjinë, Hoxha dhe Seferi: Duam vendin e parë në grup

Fitimi i grupit është objektivi i kombëtares shqiptare në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve.

Rrugëtim që nis këtë të shtunë përballë Ukrainës, kundërshtarë të cilin kuqezinjtë e vlerësojnë maksimalisht.

Mesfushori Arbër Hoxha kërkon edhe një mbështetje të madhe nga ana e tifozëve shqiptarë, që i konsideron si shtysë të rëndësishme për të dhënë më të mirën në fushën e lojës.

Sulmuesi Taulant Seferi tregon se përgatitjet për dy ndeshjet e para në Nations League po shkojnë shumë mirë dhe shton se fokusi kryesor është te takimi në transfertë ndaj Ukrainës.

Kombëtarja shqiptare do zbres në fushë ndaj Ukrainës  më 7 shtator në stadiumin e Pragës “Epet Arena” dhe Gjeorgjisë më 10 shtator në “Air Albania”.