Sport Nga Granit Xhaka te Vinicius, kush janë 30 finalistët e ‘Topit të...

Nga Granit Xhaka te Vinicius, kush janë 30 finalistët e ‘Topit të Artë’. Jashtë Messi

Ceremonia e ndarjes për trofeun e Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit në futboll.

Tashmë ‘France Football’ ka bërë publike edhe listën e ngushtë me 30 finalistët që do u paraqiten trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve, si edhe gazetarëve në mbarë botën, nga ku me votë do dalë fituesi i ‘Topit të Artë’ 2024.

Bie në sy se Lionel Messi, fituesi në fuqi i trofeut më të rëndësishëm individual në botë për futbollistët, ka mbetur jashtë.

Për herë të parë në 21 vitet e fundit Messi dhe Ronaldo nuk janë mes 30 emrave finalistë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar së bashku 13 trofe të tillë në 15 vitet e fundit. Vetëm Luka Modric (2018) dhe Karim Benzema (2022) arritën ta fitojnë këtë trofe në këto vite.

Favoritët për ta fituar trofeun e 2024 janë Vinicius Jr. i Real Madrid, Rodri i Man. City apo edhe Jude Bellingham po i madrilenëve.

Në listë bie në sy emri i Granit Xhakës, mesfushorit shqiptar që ndihmoi Bayer Leverkusenin të fitonte trofeun e parë të Bundesligës në histori.

Kylian Mbappe, Haaland, Lamine Yamal, Dani Olmo, Harry Kane, Toni Kroos apo edhe Rudiger dhe Hummels janë mes emrave të nominuar.