Aktualitet Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se këtë vendim ai e ka bërë me dije një ditë para mbledhjes së ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha me drejtuesit e policisë në qarqe dhe departamente.

Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pozicioni do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga.

Sokol Bizhga më herët deri në vitin 2022 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike.

Të premten ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pritet të mbajë një komunikim me mediat, për herë të parë që pas emërimit në krye të këtij dikasteri.

Gjithashtu ministri pritet të bëjë publike dhe ndryshime të tjera në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo pasi një sërë ngjarjesh kriminale kanë mbetur pa autor.