Aktualitet “Rrëmbyen një vajzë në Tiranë”/ Policia sqaron ngjarjen: Ja çfarë ndodhi

“Rrëmbyen një vajzë në Tiranë”/ Policia sqaron ngjarjen: Ja çfarë ndodhi

Foto ilustruese

Disa qytetarë raportuan mbrëmjen e sotme se në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat kishte ndodhur një ngjarje rëndë, ku një vajzë ishte rrëmbyer dhe ishte futur me forcë në një makinë.

Ky alarm shkaktoi shqetësim dhe nxiti një reagim të menjëhershëm nga ana e Policisë së Shtetit.

Pas një hetimi të detajuar, Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka konfirmuar se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes një çifti për motive xhelozie dhe jo me një rast rrëmbimi.

“Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë: Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Bazuar në inteligjencën informative është identifikimi i targës së automjetit tip “Benz”, dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në “Rrugën e Qelqit”, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie”, thuhet në njoftimin e policisë.