Kryesore Rama vë bast për zgjedhjet: Mbajeni mend sa mandate do të marrë...

Rama vë bast për zgjedhjet: Mbajeni mend sa mandate do të marrë PD

Gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare, Edi Rama bëri dhe një parashikim për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen pranverën e vitit që vjen.

Për Edi Ramën, opozita do të marrë më pak mandate se në vitin 1997 dhe kjo për faj të drejtuesve të tyre.

“Ka vetëm një gjë që është më keq në Shqipëri dhe ajo është Partia Demokratike. Kemi një strukturë shkencore të kolauduar që bën anketime të opinioneve. Në zgjedhjet e ardhshme, PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997. Mbajeni shënim. Këtë herë humnera është destinacion i asaj partie, i zgjedhur nga udhëheqësit udhëprerës të saj”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, sipas kryeministrit Edi Rama, një nga sfidat që përballet mazhoranca sot është ajo edhe e rrezikut për të rënë në vetëkënaqësi për shkak të një opozite të dobët.

Rama shtoi se PS ka fituar besimin e shqiptarëve për 9 herë me radhë edhe për faktin se kjo forcë politike pranon fajin dhe e korrigjon atë.

“Ata janë të lumtur dhe kur i venë zjarrin parlamentit. Për të vendosur flamurin tonë në radhën e flamujve të BE dhe të kesh të bësh me kundërshtarë që janë çeta njerëzish të dëshpëruar do të thotë të jetosh me rrezikun e vetëkënaqësisë dhe të humbasësh vigjilencën. Deri më sot e kemi shmangur këtë rrezik në nivelet e larta dhe të kemi një kapacitet vetëkritik nga gabimeve dhe gafave, prandaj kemi fituar 9 herë me radhë. Njerëzit nuk na e kanë hequr besimin për t’i udhëhequr pasi kemi pranuar faje dhe kërkuar ndjesë, duke u korrektuar sa herë ka qenë e mundur”, tha Rama.