Politika Kryesia e re e socialistëve, kush janë “senatorët” që mbetën jashtë?

Kryesia e re e socialistëve, kush janë “senatorët” që mbetën jashtë?

Ajo që ra në sy mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ishte dhe largimi i disa nga emrave të njohur nga Kryesia.

Kështu, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqja dhe Armando Subashi nuk do të jenë më anëtarë të Kryesisë së PS.

Teksa, në listën me 14 emra që do të votohet nga Asambleja, nga e cila do të përzgjidhen 10, vihet re përfshirja e ministrave të rinj të kabinetit dhe e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo.

Lista me 14 emra për Kryesinë nga e cila do të zgjidhen 10:

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Pirro Vëngu

Igli Hasani

Toni Gogu

Vangjel Tavo

Albana Koçiu

Anila Denaj

Delina Ibrahimi

Etilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Klotilda Bushka

Lindita Nikolla