Përplasja me trafikndarësen ka rezultuar fatal për një 33-vjeçar në kryeqytet.
Pas aksidentit të ndodhur katër ditë më parë pranë Kopshtit Zoologjik, i riu ka ndërruar jetë në spital.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.09.2024, për një aksident të ndodhur në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës, ku shtetasi E. R., 33 vjeç, është përplasur me trafikndarësen, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme”, njofton policia.