Kryesore Berisha zyrtarisht i pandehur nga SPAK: Asgjë nuk ndryshon, 500 faqe mashtrime,...

Berisha zyrtarisht i pandehur nga SPAK: Asgjë nuk ndryshon, 500 faqe mashtrime, mashtrime dhe mashtrime

SPAK i ka komunikuar ish-kryeministrit Sali Berisha se është marrë i pandehur me akuzën korrupsion pasiv kryer ne bashkëpunim.

Fakt ky që është konfirmuar edhe nga Sali Berisha pasi doli nga SPAK.

Berisha tha se është marrë “i pandehur” për ato që i konsideroi “500 faqe me mashtrime, mashtrime dhe mashtrime”.

Para mediave, Berisha deklaroi: “Dy gjëra: deklarova se kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. E dyta, vizitova pjesën muzeale të “SKAPI”-it, ku gjendej ora 400 600 euro me diamante dhuratë e Edi Ramës, gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjet që nuk i bëri; gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Sule Çelës; gjendeshin horra që shkojna nga gjykatësi në gjykatës duke i bërë forma të neveritshme presioni për t’i mbajtur peng ata; gjendeshin dokumentat nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra që i ruante Dumani në kasafortë; gjendeshin 300 milionë euro të sterilizatorëve të Ramës e Beqajt; gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit; gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës dhe Al Alabarit… Kjo është pra organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë”.

Në fund, pas këmbënguljes së gazetarëve, Berisha pranoi: “Jam i pandehur. Më akuzojnë për 500 faqe mashtrime, mashtrime dhe mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike dhe për mua nuk ndryshon asgjë”.