Aktualitet Përplasi për vdekje 24-vjeçarin dhe ia mbathi, arrestohet pas 6 ditësh drejtuesi...

Përplasi për vdekje 24-vjeçarin dhe ia mbathi, arrestohet pas 6 ditësh drejtuesi i makinës

Gjashtë ditë pasi aksidentoi për vdekje drejtuesin e një motomjeti në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, policia ka vënë në pranga një 55-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 6 shtatorit dhe viktimë mbeti një 24-vjeçar, ndërsa drejtuesi i automjetit i identifikuar si Nazif Bajrami u largua nga vendngjarja.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën”, bën me dije policia.