Aktualitet Aksident me vdekje në Korçë, makina përplas këmbësorin

Aksident me vdekje në Korçë, makina përplas këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, në Korçë.

Policia tha se një mjet tip “Benz” me drejtues një 37-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, njoftoi policia.