Kryesore “Po rrokanis kokat e dynjasë sikur qeveria është në krye të një...

“Po rrokanis kokat e dynjasë sikur qeveria është në krye të një ushtrie me hajdutë”, Rama për opozitën: T’i përgjigjemi me distancë higjienike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se opozita po “rrokanis kokat e dynjasë” për të krijuar, sipas tij, idenë se qeveria është në krye të një ushtrie me hajdutë dhe banditë.

“Duke i futur të gjithë në një thes, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë, episode, momente, personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botën, personazhe nga jeta e brendshme e Policisë së Shtetit, atëherë të krijohet ideja që këtu është një histori krejt tjetër nga ajo që jeton përditë”, tha kreu i qeverisë në fjalimin e tij nga shkolla “Kosova”, gjatë një aktiviteti për sigurinë në shkolla.

Kreu i qeverisë shtoi se opozitës “mund t’i përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar”.