Sekretarja e Brendshme britanike Yvette Cooper deklaroi se për momentin Londra nuk është e interesuar për skemën që pritet të aplikohet mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve.
“Nuk është në tryezë kjo për momentin, kështu që jo. Siç kemi thënë gjithmonë, ne do të shikojmë çdo gjë që funksionon. Por jo, kjo nuk është skema që ne po shikojmë për momentin”.
Në një intervistë për Sky News, sekretarja britanike thotë se megjithatë qeveria e saj është duke e mbajtur nën vëzhgim se si do të funksionojë marrëveshja Rama–Meloni.
“Marrëveshja italiane me Shqipërinë nuk është ende në zbatim dhe ne do të jemi të interesuar të shohim se si do të zhvillohet. Është një lloj programi shumë i ndryshëm nga ai i Ruandës. Është efektivisht rreth të pasurit një rrugë të shpejtë për ata që kanë mbërritur nga vende kryesisht të sigurta, dhe është gjithashtu një skemë që monitorohet nga gjithashtu nga UNHCR për t’u siguruar që aplikohen standardet e duhura. Do të shohim se si do të zhvillohet”.
Çështja e emigrantëve ishte në fokus edhe të takimit që kryeministri britanik Keir Starmer pati me homologen italiane Giorgia Meloni këtë të hënë në Romë.