Një tentativë e dytë për vrasjen e Donald Trump ka vënë në pah disa çështje me të cilat përballet Shërbimin Sekret lidhur me mbrojtjen e një prej njerëzve me profilin të lartë në botë.
Profili publik i Trump ka paraqitur një sfidë unike sigurie dhe financimi për Shërbimin Sekret, tha një ish-agjent për BBC News.
Ish-agjenti i Shërbimit Sekret, Paul Eckloff, i cili ka shërbyer edhe si mbrojtës i Trump gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, në një intervistë për BBC, tregoi se pse është kaq sfiduese të mbrosh ish-presidentin.
Ai renditi si sfida disa faktorë të cilët e ekspozojnë ish-presidentin ndaj sulmeve të ndryshme:
“Sasia e kohës që ai kalon jashtë, fansat dhe mbështetësit, numri i madh i mitingjeve dhe tejmbushja e tyre, si dhe mungesa e mbështetjes ushtarake e bëjnë edhe më të vështirë mbrotjen e tij”.
Shërbimi Sekret, i cili mbron presidentët dhe zyrtarë të tjerë të lartë në SHBA, është në krye të detyrës për çdo rast, ndaj janë ngritur shqetësime ndaj shpejtësisë së saj në veprim, pasi në korrik dhe shtator, dy njerëz të ndryshëm kanë rrezikuar të vrasin Donald Trump. Agjencia ka theksuar sfidat në lidhje me burimet e nevojshme për të financuar detajet e mbrojtjes ndaj ish-presidentit.
Në fillim të javës, një agjent i Shërbimit Sekret pa një person të armatosur të fshehur në një shkurre, pranë fushës së golit të ish-presidentit në Palm Beach, Florida. Trump ishte duke luajtur golf. Agjenti qëlloi mbi të dyshuarin, i cili u largua me shpejtësi me një makinë, para se të arrestohej nga policia disa orë më vonë.
Atentati i parë ndodhi në Pensilvani, teksa Trump po ngjitej në podium. Një burrë qëlloi dhe lëndoi ish-presidentin në veshin e djathtë. Kjo ngjarje solli një mbikëqyrje intensive mbi Shërbimin Sekret dhe mënyrën se si vepron për të mbrojtur zyrtarët amerikanë.
Incidenti i fundit ka kërkuar që të financohen më shumë fonde për Shërbimin Sekret, për të siguruar që ai mund të mbrojë siç duhet kandidatët presidencialë, duke qenë se frika se do të ketë më shumë episode dhune është shtuar. Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve se Shërbimi Sekret ka nevojë për më shumë ndihmë dhe se Kongresi duhet të përgjigjet. Ndërkohë, Mike Johnson, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, u shpreh se nuk mendon se Shërbimi Sekret duhet të marrë më shumë para.
“Unë nuk mendoj se është një çështje financimi,” tha ai për Fox News. “Presidenti Trump ka nevojë për mbulim më të madh nga kushdo tjetër. Ai është më i sulmuari; ai është më i kërcënuari”.
Që nga atentati i dytë, demokratët dhe republikanët kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e një retorike të ashpër që frymëzon dhunën politike.