Aktualitet Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë

Plagosen me thikë dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj mbetën të plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.

Ngjarja ndodhi përballë një pastiçerie në zonën e Unazës së Re.

Sipas policisë, shkak u bë një konflikt për motive të dobëta, mes dy të plagosurve dhe një personi tjetër.

Të plagosurit, të moshës 18 dhe 20 vjeç, u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

“Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç. Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj”, tha policia në një njoftim për mediat.