Aktualitet Trafikant kokainë në Angli, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të...

Trafikant kokainë në Angli, Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautajt

Prokuroria e Kukësit i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive të Fatjon Dautaj dhe të afërmve të tij nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më konkretisht bëhet fjalë për tre pasuri:

Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2;

Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2”

“Shtetasi Fatjon Dautaj, ka qenë i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, si dhe ka qenë në hetim nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Më datë 06.09.2013 në makinën e shtetasit Fatjon Dautaj janë gjetur 3 kg kokainë dhe më datë 05.03.2014 i janë gjetur 64 450 paund që dyshohet se kanë lidhje me trafikun e drogës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Fatjon Dautaj u bë i njohur për publikun kur shkelmoi një prej dyerve të selisë blu, gjatë përplasjeve në Partinë Demokratike mes dy grupimeve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.