Një sulm me armë ka ndodhur në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një nga zonat të njohura të jetës së natës, duke shkaktuar të paktën 4 të vrarë dhe dhjetra të plagosur.
Sipas mediave amerikane, flitet për disa persona që qëlluan me armë ndaj turmës së qytetarëve.
Informacionet flasin për viktima që kanë qenë në rrugë, jo në ambient të mbyllura. Sa i përket autorëve, nuk ka asnjë të arrestuar për momentin.
Është e paqartë se sa persona kanë qëlluar me armë, si dhe shkaku i ngjarjes së rëndë.
Hetuesit kanë mbledhur kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen në zonë me synim për të identifikuar autorët, për të ndërtuar dinamikën dhe për të zbardhur motivin.