Uncategorized Histori si në filma: U rrëmbye kur ishte 6 vjeç, gjendet i...

Histori si në filma: U rrëmbye kur ishte 6 vjeç, gjendet i gjallë pas 73 vitesh falë këmbënguljes së mbesës

Një burrë i rrëmbyer si një fëmijë gjashtëvjeçar 73 vjet më parë është gjetur i gjallë.

Luis Armando Albino u zhduk më 21 shkurt 1951, pasi një grua e rrëmbeu atë në një park në West Oakland, Kaliforni.

Djali në atë kohë po luante me vëllain e tij të madh Roger, nga i cili u nda kur një grua e panjohur e joshi me premtimin se do t’i blinte ëmbëlsira.

Fatkeqësisht, çështja ishte mbyllur prej dekadash, por mbesa e përkushtuar nuk u dorëzua dhe kërkoi me këmbëngulje përgjigje për familjen e saj.

Nëna e pikëlluar e Luis nuk i humbi kurrë shpresat, por ajo u nda nga jeta në vitin 2005 në moshën 92-vjeçare pa e ditur kurrë se çfarë kishte ndodhur me djalin e saj.

Lajmi i pabesueshëm se Luis, tani 79 vjeç, është gjetur, doli këtë fundjavë pasi u zbulua se ai ishte joshur përtej kufirit dhe i ishte dorëzuar një çifti në New York.

Sot, 79-vjeçari Luis u ribashkua me vëllain e tij Roger, 82 vjeç, pak para se vëllai i tij i madh të vdiste fatkeqësisht nga kanceri muajin e kaluar.

Gjurma e Luisit u ndoq nga mbesa Alida Alequin, 63 vjeçe, e cila bëri një test të ADN-së në internet dhe përdori arkivat e gazetave në kërkimin e saj të palodhur dhe këmbëngulës për përgjigje. Përpjekjet e saj dhanë rezultat dhe më në fund këtë vit, me ndihmën e policisë së Oakland, FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë, ajo gjeti Luisin.

Nga kurioziteti, ajo bëri një test të ADN-së në vitin 2020 dhe iu afrua atij pasi ADN-ja e tyre ishte 22 për qind. Edhe pse ajo nuk mori vesh kurrë nga ai, vajzat e tij filluan të hulumtonin dhe kërkuan gjithçka rreth babait të tyre kur zbuluan fotografitë e tij në mikrofilm në bibliotekën lokale.

Pasi vëllezërit u bashkuan, Alida tregoi sesi e përqafoi daja dhe i tha: “Faleminderit që më gjete”.

Luis e kaloi jetën e tij duke punuar si zjarrfikës dhe duke shërbyer në Trupat e Marinës në Vietnam.

“Ata u kapën në një përqafim të fortë dhe të gjatë. U ulën dhe thjesht biseduan”, tha Alida.

Duke folur për vdekjen e një vëllai tjetër, i cili jetoi për të mësuar se çfarë ndodhi, Alida thotë se “vdiq i lumtur” dhe shkoi “në paqe me veten e tij, duke ditur që vëllai i tij ishte gjetur”.

Edhe pse Luis nuk ka dhënë ende një intervistë për mediat, nuk dihet arsyeja pse u rrëmbye. Njerëzit që ai besonte se ishin prindërit e tij kishin vdekur tashmë dhe ndërsa ai po rritej në New York, ata refuzuan t’i përgjigjen çdo pyetjeje.

Duke folur për gjyshen dhe nënën e Luis, Alida shtoi: “Ajo e ka ndjerë gjithmonë gjallë. E ka marrë me vete në varr”.

FBI tha se çështja e “personit të zhdukur” tani është mbyllur, por rrëmbimi mbetet nën hetim.