Aktualitet 28 vrasje në 8 muaj, ministri i Brendshëm raporton te ‘Siguria’: Masakra...

28 vrasje në 8 muaj, ministri i Brendshëm raporton te ‘Siguria’: Masakra e Memaliajt, kambanë alarmi

“Në periudhën Janar-Gusht 2024, janë 28 vrasje nga 35 vitin e kaluar“.

Të dhënat u publikuan nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në një seancë dëgjimore në komisionin e sigurisë, të kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij para deputetëve në komision ai dha detaje mbi këto vrasje dhe tha se ngjarja e Memaliajt është një kambanë alarmi për strukturat e policisë, e cila është ende e pazbardhur.

“Ngjarja e Memaliajt përçon te ne një alarm kambane për një vrasje që ndodhi në këtë qytet dhe e gjithë struktura e policisë është e angazhuar për zbulimin e kësaj ngjarjeje dhe aktualisht është ngjarje pazbardhur”, tha Hoxha.

Sa i përket ngjarjes së Pogradecit që tronditi opinionin publik, ku mbeti i vrarë Egli Proga, dhe për të cilën pati akuza e kundërakuza mes policisë dhe prokurorisë, ministri Hoxha mbrojti sërish policinë e shtetit, duke theksuar se veproi konform ligjit.

Sipas Hoxhës, numri i vrasjeve krahasuar me një vit më parë është ulur.

Sipas Hoxhës, numri i vrasjeve krahasuar me një vit më parë është ulur. Ai u ndal me detaje te ngjarjet kriminale të muajve të verës.

“Në periudhën Janar-Gusht 2024, janë 28 vrasje nga 35 vitin e kaluar.“

Ai u ndal me detaje te ngjarjet kriminale të muajve të verës.

“Në periudhën Janar-Gusht 2024, janë 28 vrasje nga 35 vitin e kaluar.“

5 Korrik 2024 – Fier, për motive të dobëta. Autori në pranga

11 Korrik 2024 – Tropojë, konflikt çasti. Autori në pranga

21 Korrik 2024 – Memaliaj, ngjarje e pazbardhur.

6 Gusht 2024 – Sarandë, konflikt familjar. Autori në pranga

8 Gusht 2024 – Tiranë, ngjarja në azil. Motivi nuk është zbardhur. Autori u arrestua në flagrancë. Pranga dhe dy infermierëve.

10 Gusht 2024 – Pogradec, debat momenti. 3 të arrestuar. Hoxha: Të gjitha veprimet e Policisë në vendin e ngjarjes janë në përputhje me ligjin. Prokuroria e klasifikon veprën penale, jo Policia.

19 Gusht 2024 – Velipojë, debat momenti. 2 persona në pranga, në kërkim 2 të tjerë

20 Gusht 2024 – Mirditë, një shtetas u gjet i vrarë me armë zjarri. Ngjarje e pazbardhur

–20 Gusht 2024 – Laprakë, një shtetas mbyti me litar gruan, dy kafshë shtëpiake dhe më pas veten. Motivi familjar nuk dihet.

–22 Gusht 2024 – Memaliaj, vrasja e 72 vjeçarit. U arrestuan 4 persona.

–24 Gusht 2024 – Unaza e Re, një shtetas ka goditur me mjet prerës një tjetër, i cili ka ndërruar jetë. Motivi nuk dihet, autori në pranga.