Aktualitet “Dosja 5D”, SPAK akuzë edhe për pastrim parash ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë...

“Dosja 5D”, SPAK akuzë edhe për pastrim parash ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës

SPAK ngre një tjetër akuzë për “Dosjen 5D”. Ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla do të hetohen edhe për pastrim parash.

Ndërkohë, SPAK zgjati afatet hetimore ndaj Taulant Tushës, Mariglen Qatos dhe Redi Mollës.

Për Tushen hetimet u zgjatën me 3 muaj, ndërsa për Mollën dhe Qaton me një vit.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë ‘de facto’ të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.