Një i ri shqiptar mbeti viktimë e një grabitje në Fortalesa të Brazilit
Mediat italiane shkruajnë se Alban Gropcaj, 28 vjeç, ndodhej në shtetin e largët për arsye pune.
Ai jetonte në Itali.
Mësohet se shqiptari, sëbashku me italianin Guido Bertola po dilnin nga një lokal kur atyre iu afruan grabitësit, të cilët ndodheshin në një motor.
Sipas autoriteteve vendase, këta të fundit i kërcënuan me pistoletë shqiptarin dhe italianin duke u kërkuar paratë. Mirëpo 28-vjeçari refuzoi dhe kaq mjaftoi që një prej grabitësve të qëllonte me gjakftohtësi mbi të duke e lënë të vdekur.
Ndërkohë italiani Bertola, i cili është edhe pronar i një zdrukthtarie arriti t’u shpëtojë agresorëve dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por i tronditur.