Politika Shteti bektashi brenda Tiranës, Rama sugjeron edhe librin për historinë dhe kulturën...

Shteti bektashi brenda Tiranës, Rama sugjeron edhe librin për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi

Kryeministri Edi Rama ka sugjeruar një libër të Robert Elsie për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën e Urdhrit Bektashi.

Për Urdhrin Bektashi, Rama thotë se Shqipëria do të ofrojë një thesar në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizimit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë.

“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet të ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë, ku bektashinjtë Selia botërore është krijuar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “X”.

Kreu i qeverisë e ka prezantuar për herë të parë para liderëve të botës nismën për krijimin e një shteti bektashi brenda Tiranës gjatë fjalës së tij në sallën ku zhvillon punimet Asambleja e Tiranës.

“Nënë Tereza na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë!”, tha ndër të tjera Rama.