Sport Pioli: Pse Ronaldo është superior ndaj Messi-t, zgjodha Al Nassr për trofe

Pioli: Pse Ronaldo është superior ndaj Messi-t, zgjodha Al Nassr për trofe

Stefano Pioli tek Al Nassr

Trajneri Stefano Pioli, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në drejtimin e Al Nassr, aty ku mori fitore 3-0 në debutim.

Pas ndeshjes, tekniku italian nuk mund t’i shpëtonte pyetjes në lidhje me krahasimin mes Cristiano Ronaldo-s dhe Leo Messi-t.

Pioli deklaroi se portugezi është superior, për shkak të golave të shënuar.

Më tej, ai u ndal edhe tek aventura e re, duke thënë se zgjodhi Al Nassr, për të fituar trofe.

“Ronaldo ka më shumë gola sesa ndeshje. Mendoj se është superior ndaj Messi-t. Ajo që pashë nga lojtarët në ndeshjen e parë ishte shumë e kënaqshme për mua. Kemi lojtarë të nivelit të lartë vendas dhe të huaj dhe synimi ynë është të marrim pjesë në çdo turne.

Unë do të lë gjurmë me Al-Nassr. Arsyeja pse erdha është shumë e qartë: dua të fitoj trofe. I kam parë të gjitha ndeshjet e ekipit këtë sezon, por tani duhet të fokusohemi te e ardhmja. Skuadra ka potencialin për të arritur rezultate të mira”, deklaroi Pioli.